Një i burgosur në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës thuhet ta ketë porositur një ish të burgosur që ta vras oficerin.

Porosi kjo që ishte bërë përmes një telefonate.

Kështu ka raportuar në polici oficeri korrektues në burgun e Sigurisë së lartë.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull nga Kosova, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull nga Kosova përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull nga Kosova që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./TV Malisheva

Share.