Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së Besim Ibrahimit, punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Policia thotë se informatat e para i mori në ora 14:00 për një vdekje të dyshimtë.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55-vjec.
Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxehëse elektrike.
“Megjithë dyshimet e ngritura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion”, sqaron policia.
Ndërkohë, vet Korporata Energjetike e Kosovës ka ngushëlluar familjen Ibrahimi për vdekjen e familjarit.
“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i kolegut Besim Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë. U prefsh në paqe Besim!”, thuhet në reagimin e KEK-ut./TV Malisheva