E konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, bëhet e ditur që skuadra angleze Everton i është futur garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit Donny van de Beek.
Ndërkaq, në garën për shërbimet e yllit të Manchester United është edhe skuadra e Crystal Palace, e cila është në kontakte të vazhdueshme me gjigandin anglez që nga dita e mërkure.
Në anën tjetër, siç është bërë e ditur Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Evertonit, dëshiron nga këta të fundit që të sigurojnë shërbimet e Van de Beek.
Po ashtu, Crystal Palace do të rris intensitetin e bisedimeve, ku tani kemi një garë prej dy klubeve angleze për shërbimet e mesfushorit holandez./TV Malisheva