Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë qytetarë nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Njoftimi i plotë:
29 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 33.952./TV Malisheva