Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 23 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 33 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 3089 raste, prej tyre 2812 raste janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe 192 raste janë aktiv me covid./TV Malisheva

Share.