Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenje jete dje në banesën e saj në Prishtinë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “hetim mbi vdekjen”

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN /Prishtinë, 29.01.2022 – 00:30-05:00. Është raportuar se trupi i viktimës femër është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

/TV Malisheva

Share.