Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani ka bërë të ditur shpenzimet e presidentes dhe kabinetit të saj.
Ai përmes një postimit në rrjetin social Facebook, ka thënë se shpenzimet e presidentës po i bëjmë publike jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës por edhe për ta dëshmuar llogaridhënien për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.
“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit, po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, ka shkruar Kupina.
Tutje, Kupina ka shkruar se racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani./TV Malisheva
Postimi i plotë i tij: