Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur edhe 21 persona si pasojë e koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 1.254 raste të reja me COVID-19 dhe 28 të shëruar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar gjithsej 268.191 persona pozitivë, 239.694 janë shëruar, 20.114 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 8.383 pacientë. /TV Malisheva

Share.