Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ka simptoma të lehta dhe se është
“Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19. Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv. Duke qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinave, simptomat janë të lehta. Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ”, shkruan Haxhiu.
/TV Malisheva