Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 14 raste të reja.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHKP-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 3123 raste, prej tyre 2831 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 207 raste./TV Malisheva