Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet S. M. (27), shtetas nga Kosova, nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Siç thuhet në një komunikatë të policisë, rasti i vjedhjes ka ndodhur më datë 27 janar 2022, rreth orës 10:00, në xhaminë e fshatit Milloshevë të Obiliqit.
Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./TV Malisheva