Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 33 raste me COVID-19 në Kosovë nga 10 mijë e 87 testime, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44.
Në total numri i rasteve aktive është 32 mijë e 909.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva