Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 18-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, ku të gjitha skuadrat vendase shënuan fitore.
Skuadra e Golden Eagle Yllit që po vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat 85-79.
Skuadra nga Suhareka është në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, e ndjekur nga Trepça me 30 pikë si dhe Peja në vendin e tretë më 29 pikë.
Në vendin e katërt renditet Sigal Prishtina me 27 pikë, aq sa ka edhe Prizreni-16 në vendin e pestë, kurse në tri vendet e fundit renditen Bashkimi me 26 pikë, Rahoveci me 21 dhe Drita me 18 pikë./TV Malisheva