Ish-bashketbollisti i Prishtinës Granoit Rugova ka njoftuar se është larguar nga puna si Drejtor i Përfaqësuesve të Kosovës në Basketboll.

Lajmi e ka konfirmuar vet Rugova përmes një postimi në “Facebook” ku ka falënderuar kreytarin e Federatës së Basketbollit te Kosovës Arben Fetahun për besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Pas një përvoje të jashtëzakonshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës, erdhi koha e ndryshimit. Falënderoj të gjithë për besimin ndaj meje dhe në veçanti Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku, Bordin e FBK-së dhe të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për këtë periudhë 3-vjeçare e gjysmë. Puna si Drejtor i Përfaqësuesve të Kosovës ishte shumë sfiduese, por u përpoqa dhe dhashë maksimumin. Ishte nder dhe krenari për mua, ashtu siç e kam veshur fanellën e Prishtinës dhe Kosovës ndër vite”, ka shkruar Rugova.

Ai më tutje ka njoftuar se është emëruar Drejtor në Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës./TV Malisheva

Share.