Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Ndër shumë tema të diskutuara, FFK ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të bëhet emërimi i trajnerit të ri të Kosovës dhe se kjo do të bëhet në kohën e duhur.

Gjithashtu KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Përfaqësues U21.

Më tutje KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Përfaqësueseve si Përfaqësues “A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.

KE analizoi edhe përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror e ku u konstatua se janë organizuar këshillimi dhe testet fizike për gjyqtarë sikur edhe janë mbajtur takimet me vëzhgues dhe Komisioni për infrastrukturë dhe terrene sportive i ka kryer inspektimet e nevojshme. Kështu që, gjithçka është e gatshme për fillimin e garave në stinorit pranveror.

KE shqyrtoi mundësitë dhe janë duke u kryer përgatitjet që të fillohet sa më shpejt me implementimin e sistemit VAR edhe në ndeshjet e Ligës e Parë.

Albert Bunjaku u caktua si koordinator i këtyre Përfaqësueseve derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të rinjë./TV Malisheva

Share.