Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës 21 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja.
Në raportin e publikuar sot nga ana e IKSHPK-së, ka mospërputhje të shifrave të rasteve pozitive, pasi në atë publikim figurojnë 41 raste në Komunën e Malishevës, përderisa në ralitet, bazuar edhe në listat e dërguara edhe në verifikimin e rasteve, janë 35 raste të reja.
Përndryshe gjendja me covid-19 në Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar 3185 raste, prej tyre 2888 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 212 raste.
/TV Malisheva