Në 24 orët e fundit në Kosovë pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe 2.110 raste të reja janë konfirmuar nga 9.451 testime.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundërCOVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871./TV Malisheva

Share.