Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës.

Përmes një njoftimi për media nga ZRRE kanë njoftuar se në rend dite është: Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se ditën e Hëne, datë 07.02.2022, ora 10:00, do të mbahet seanca e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT);

Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS);

Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);

Ndërsa shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së./TV Malisheva

Share.