Kanë përfunduar dy nga katër ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve.
Skuadra të cilat kanë arritur të sigurojnë biletën tutje për në çerekfinale janë Gjilani dhe Ramiz Sadiku, kurse në ndeshjet mes Onixit e Kek-ut dhe Ulpianës e Arbërisë do të nevojiten vazhdimet.
Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara, Gjilani ka eliminuar Dukagjinin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Ramiz Sadiku me rezultat të thellë 6:1 ka shënuar fitore kundër 2 Korrikut.
Në anën tjetër, në takimin mes Onixit dhe Kek-ut do të nevojiten vazhdimet, ku pas 90′ minutave lojë rezultati qëndron i barabartë 3:3.
Po ashtu, në vazhdime shkon edhe ndeshja mes Ulpianës dhe Arbërisë, në të cilën rezultati final pas kohës së rregullt është i barabartë 1:1.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Gjilani 2:1 Dukagjini
KF 2 Korriku 1:6 Ramiz Sadiku
KF Onix 3:3 Kek-u (ndeshja në vazhdime)
KF Ulpiana 1:1 Arbëria (ndeshja në vazhdime)/TV Malisheva