Pavarësisht se në letër skuadra e Chelseat ishte favorite për ta fituar ndeshjen kundër Plymouth Argyle, ky i fundit nuk ka lejuar që kjo gjë të ndodhë.

Pas plot 90′ minutave lojë të rregullt, Chelsea ka arritur të barazojë 1:1 me Plymouth, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup.

Fillimisht, ishte skuadra e Plymouth ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku mbrojtësi Macaulay Gillesphey shënon për 1:0 në minutën e 8′.

Rezultatin për kampionin evropian e barazoi mbrojtësi Cezar Azpilicueta në minutën e 41′, gol ky që rezultoi të ishte i fundit për kohën e rregullt.

Tani do të nevojiten vazhdimet, ku ende vazhdon që rezultati momental të jetë 1:1./TV Malisheva

Share.