Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus.

Këtë informacion Erdogan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtar në Twitter, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan.

“Unë dhe bashkëshortja ime sot patëm simptoma të buta, për çka bëmë testin e COVID-19 dhe rezultoi se jemi pozitiv. Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë. Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia. Presim lutjet tuaja”, ka shkruar Erdogan.

Presidenti turk është i vaksinuar me të tri dozat e vaksinës anti-COVID.

Pavarësisht se mesatarisht çdo ditë regjistrohen mbi 100 mijë raste me COVID-19, për shkak të variantit Omicron, Turqia nuk ka masa në fuqi dhe shkollat e universitetet janë të hapura./TV Malisheva

Share.