Sot në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar edhe në të dhënat zyrtare, 33 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 26 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë me covid, në mars të vitit 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3267 raste, prej tyre 3004 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 178 persona./TV Malisheva

Share.