Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita e Gjilanit ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas fitores së sotme ndaj Fushë Kosovës.

Drita arriti ta mposhtë Fushë Kosovën si mysafire me rezultat të thellë 0:5.

Cuculi (’27), Muja (’40,’69), Simonovski (’41) dhe Jashari (’64) realizuan për fitoren e sotme të Dritës.

Nga ana tjetër, edhe Ballkani është kualifikuar tutje.

Skuadra e Ilir Dajës e ka mposhtur Malishevën në shtëpi me rezultat 1:0 me golin e Albion Rrahmanit (’79)./TV Malisheva

Share.