Ka shkuar në vazhdime ndeshje e 1/8-tës së finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinë dhe Drenicës.
Skuadra nga kryeqyteti e ka barazuar rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes me Besnik Krasniqin që shënoi nga penalltia, raporton TV Malisheva.
Ndryshe, Drenica ishte shumë afër fitores pasi e ruajti epërsinë minimale që nga minuta e 61′ kur Kreshnik Uka shënoi nga afërsia.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.