Maqedonia Veriore vazhdon të regjistrojë shifra të larta si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.045 raste të reja, 29 viktima dhe 2.418 persona të shëruar.

Maqedonia Veriore ka regjistruar 278.182 të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë, 8.578 të vdekur dhe 257.280 persona janë shëruar./TV Malisheva

Share.