Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë.

24-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin, Travis Scott më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre, Stormi.

Përfaqësuese të Kylie kanë konfirmuar se fëmija është djalë, por emri i tij aktualisht nuk është bërë i ditur.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” njoftoi lindjen në Instagram të dielën (6 shkurt), duke postuar një foto bardh e zi të dorës të porsalindurit kapur me të saj.

“2/2/22”, ka shkruar Jenner në mbishkrimin e fotos, shkruan People.

Jenner gjithashtu ndau disa postime në InstaStory ku shihen disa buqeta me lule që u dërguan për të festuar lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një nga motra Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj.

“Urime Travis, Kylie dhe Stormi!.Ne jemi shumë të emocionuar dhe ju duam shumë. Kim, North, Saint, Chicago dhe Psalm”, shkruhet në urimin e Kim për motrën.

Kujtojmë që Kylie konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me Scott në një video 90 sekondash në Instagram që përfundoi me motrën e madhe Stormi, 4, duke puthur barkun e nënës së saj.

Stormi lindi në shkurt të 2018 -ës. Kylie mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj të parë, dhe priti të konfirmonte zyrtarisht lajmin pasi solli në jetë vajzën e saj.

Çifti filloi lidhjen në prill 2017, ata u ndanë për pak kohë në tetor 2019 përpara se të rindezin romancën e tyre në fillim të këtij viti. /TV Malisheva

Share.