Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 7 persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa 251 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, nga 1766 testime të kryera.
Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 1246. Në spitale janë të shtruar 126 persona, 18 prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 113. Janë 12.606 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur si pasojë e COVID-19 një qytetar nga Himara 65- vjeç, një qytetare nga Korça 66-vjeçe, një qytetar nga Fieri 79-vjeç, një qytetar nga Shkodra 85-vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88-vjeçe.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 264.875 raste, 248,882 qytetarë janë shëruar, 12.606 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.387 pacientë./TV Malisheva