Puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është e penguar dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në letrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit njofton se Xhaferi ka pranuar letrën nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, lidhur me problemet në punën e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Veriore.

“Kuvendi, në përputhje me kompetencat kushtetuese, njoftohet për skadimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, përkatësisht Kuvendi, me propozimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, zgjedh gjyqtarët kushtetues nga radhët e juristëve të shquar në Republikën e Maqedonisë Veriore”, thuhet në komunikatë nga Kabineti i Xhaferit./TV Malisheva

Share.