Edhe sot parashihet të ketë reshje bore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të ulen deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.
“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.
Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
/TV Malisheva