Që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur që 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Muaj më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e tretë antiCOVID-19 në Kosovë, e ku deri më tani janë dhënë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për tetë vdekje dhe 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19./TV Malisheva

Share.