Numri i personave të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në SHBA është rritur në 902 mijë e 639, prej të cilëve 373 kanë humbur jetën në 24-orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 76 milionë e 40 mijë, me 48 mijë e 354 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri nga pandemia në SHBA, me mbi 8 milioë e 62 raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur, raporton atsh.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë persona kanë kryer dozën e dytë dhe mbi 89 milionë të tjerë i kanë kryer të tri dozat e vaksinës./TV Malisheva

Share.