Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka ngritur çështjen e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës edhe në takimin që ka pasur dje me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Kharchenko.
Petkoviq që zhvillon takime të rregullta me diplomatin nga Moska e ka informuar këtë të fundit për vendimin që shtëpia e politikanit shqiptar të luftës së dytë botërore të restaurohet diku e quajtur si “provokim të Prishtinës”.
Petkoviq dhe Kharchenko u shprehën të pajtimit që Serbia dhe Rusia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë kur vie puna te tema e Kosovës në forumet ndërkombëtare.
Ministria e Kulturës ka marrë vendim që të restaurohet shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, teksa kundër ka dalë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode duke kritikuar vendimin pasi sipas tij Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve në luftën e dytë botërore.
/TV Malisheva