Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e rryshfetit”.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i njëjti më 8 janar 2022 kishte tentuar në mënyrë të tërthortë që t’i jepte ryshfet një zyrtari policor në vendkalimin kufitar në Vërmicë.
“Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, i akuzuari M.D., në mënyrë tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar përkatësisht policit kufitar A.Sh., që ai të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, me kamionetën e tipit ‘Mercedes’, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin e kamionetës nga pronari M.Th., nga fshati Shkarashnik-Malishevë, i akuzuari M.D., i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar policisë kufitare ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet për policin kufitar i cili ishte në detyrë”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime, i pandehuri M.D., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
/TV Malisheva