Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se do të jetë pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30”, me ftesë të SHBA-së, me kontingjentin e kompanisë së Gardës Kombëtare të Deminimit.
Stërvitja është në bazën ushtarake amerikane Hohenfels në Gjermani, e cila ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt.
“Ushtrimi “KFOR 30” përgatit dhe trajnon trupat për misione në Kosovë. Stërvitja është vlerësim i trupave para se të dërgohen në mision, me fokus kryesor situatën aktuale në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Stërvitja do të përfshijë oficerë dhe nënoficerë të FSK-së në mënyrë që të ndërveprojnë me partnerët në një mjedis shumëkombësh dhe të krijojnë një mjedis të sigurt në Kosovë./TV Malisheva