Betty Davis, këngëtarja dhe muzikantja pioniere amerikane, e njohur si “Godmather of Funk” ka vdekur në moshën 77-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua në faqen e saj nga shoqja e saj Constance Portis.
Dejvis i janë bërë homazhe nga sgynë yje, duke përfshirë rockerin amerikan Lenny Kravitz, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
I lindur dhe i rritur si Betty Mabry në Karolinën e Veriut, Davis u bë shtylla kryesore në skenën muzikore të Nju Jorkut të viteve 1960, me këngë si Get Ready for Betty. Kënga e saj e vitit 1967 Uptoën (to Harlem), të cilën ajo e shkroi për Chambers Brothers, së fundmi u rishfaq në dokumentarin e Questlove të nominuar për Oscar, Summer of Soul.
Ndryshe, ajo ishte gruaja e dytë e yllit të xhazit, Miles Davis të cilët qëndruan të martuar për vetëm një vit./TV Malisheva