Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, këtë të enjte ka pritur në takime të ndara malishevasit, raporton TV Malisheva.
Kastrati ka bashkëbiseduar lidhur me kërkesat dhe sfidat me të cilët ballafaqohen kategori të ndryshme të shoqërisë sonë.
Kryetari Kastrati theksoi se takimet javore me qytetarët janë një mundësi shumë e mirë, që të diskutojmë për tema të ndryshme me interes për komunitetin, si dhe mbi bazën e trajtimit të kërkesave dhe sugjerimeve të orientojmë edhe politikat tona qeverisëse