Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 35 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 3 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3328 raste, prej tyre 3099 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 143 raste.
/TV Malisheva