Reperi nga Ferizaj nuk ka hezituar asnjëherë t’i ndajë për publikun bindjet e tij politike.

Gramoz Aliu (Mozzik) shumë herë ka shfaqur simpatinë e tij për Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Ai gjithashtu është takuar edhe me ish-liderët e kësaj partie i cili iu kishte bërë dhuratë edhe albumin e tij.

Kujtojmë se, në vitin 2020-të, ai ishte takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa iu bëri dhuratë albumin “Mozzart” duke iu dhuruar edhe autografin e tij sipër albumit.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ndërkohë, Mozzik sot ka ndarë një fotografi në storie në Instagram të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Imazhi i publikuar nga reperi, shfaq Kadri Veselin me veshje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fotografinë e tij e përcjell edhe një citat i Veselit: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit tim”.

Theksojmë se, ky nuk është postimi i parë i Mozzik, ai shpesh ndanë postime për ish-krerët e UÇK-së duke kërkuar liri për të akuzuarit në Gjykatën e Hagës në Holandë.

/TV Malisheva

Share.