Veç Kosovës, Gjermania njeh edhe patentët shoferët e Shqipërisë.

Këtij lajmi i është gëzuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton TV Malisheva.

“LAJM I MIRË – Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, ka shkruar Rama.

Share.