Dy raste të vdekjes dhe 770 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raporton TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
11 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.798.980 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.028.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!