Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Drenicës e ka ndalur Gjilanin me barazim, ku rezultati final i ndeshjes qëndron i barabartë 1:1.
Ndërkaq, në dy takimet e tjera që u zhvilluan krahas përballjes mes Drenicës e Gjilanit, skuadrat si Drita dhe Ballkani kanë siguruar pikët e plota.
Drita e ka shkatërruar Feronikelin si vendase, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, me ndihmën e tre golave të Namanit (minuta e 4′, 36′, 42′), Simonovski (minuta e 54′), Muja (minuta e 74′), Ajzeraj (minuta e 81′) dhe Tahiri (minuta e 87′).
Po ashtu, fitore ka shënuar edhe skuadra e Ballkanit, e cila me rezultat të thellë 4:1 e ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit.
Të gjitha rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drenica 1:1 Gjilani
Drita 7:0 Feronikeli
Ballkani 4:1 Dukagjini
/TV Malisheva