Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka marrë kërcënime pas denoncimit me emra dhe fakte të qeveritarëve që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.
E kontaktuar nga nga disa media, Shehaj është shprehur se, ka vendosur ta lërë në dorë te drejtësisë.
“E kam lënë në dorë të Prokurorisë dhe nuk dua të merrem me këtë”, tha Shehaj.
Kërcënimet kanë ardhur pasi Shehaj, e ftuar në emisionin Opinion ka publikuar me emra të përfshirët në aferën më të madhe korruptive siç është ajo e inceneratorëve.
/TV Malisheva