Përgjatë 24-orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në raporte martesore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, dy raste të dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa një në FushëKosovës dhe një në Pejë.

“Prishtinë, 13.02.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetas i Kosovës,. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Prishtinë 12.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës,, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetas i Kosovës,. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia për një tjetër rast.

“Fushë Kosovë 14.02.2022-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetas i Kosovës. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

“Pejë, 13.02.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetas i Kosovës,. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Share.