Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehu shpresën se skenari i Kosovës nuk do të përsëritet në Donbass, kur tërheqja e misionit të OSBE- së u bë një sinjal për fillimin e agresionit të NATO-s në ish-Jugosllavi, transmeton RIA Novosti.

“Shpresoj që historia e misionit të OSBE-së në Kosovë, ku tërheqja e saj u përdor si shkas për agresionin e NATO-s, nuk do të përsëritet në Donbass”, tha ministri i Jashtëm.

Më 13 shkurt u bë e ditur se anëtarët e misionit të OSBE-së nga Shtetet e Bashkuara filluan të largoheshin nga Donetsk . Në të njëjtën kohë, vetë organizata nuk ka komentuar ende largimin e vëzhguesve.

Kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin , e quajti këtë situatë një sinjal gatishmërie për provokimet e SHBA./TV Malisheva

Share.