Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Marco Javarone.

Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës për rajonin e perëndimit nga ana e këtij të fundit.

Kryetari Kastrati dhe koloneli Javarone, kan biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të misionit të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, përderisa kryetari Kastrati, e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kastrati e Javarone, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it në përgjithësi, e në veçanti me rajonin e perëndimit, në fusha me interes të përbashkët dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen./TV Malisheva

Share.