Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 507 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa tre persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 1 mijë e 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212 mijë e 303.
Në total numri i rasteve aktive është 8 mijë e 685.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva