Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 14 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikim të rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3408 raste, prej tyre 3179 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 113 raste.

/TV Malisheva

Share.