Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 6 mijë e 509.

Si zakonisht kryeqyteti prin me numrin më të madh të rasteve, 1 mijë e 386 gjithsej, ndërsa rastet në qytetet tjera janë ulur dukshëm. Prizreni ka 489 raste aktive, pasuar nga Gjilani me 486 raste, Ferizaj 416, Peja 409, Lipjani 317, Podujeva me 280 raste aktive, Fushë Kosova me 258 dhe qytetet tjera me më pak raste aktive.

Gjatë 24 orëshit të fundit nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ndërsa 5 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë virus. /TV Malisheva

Share.