Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policia, të cilët po përpiqen për të shuar flakët.
Për shkak të tymit, një prej zjarrfikësve është asfiksuar dhe është dërguar në spital.
Si pasojë e zjarrit të madh në fabrikë, një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin e Lezhës.
Për shkak të zjarrit, është devijuar edhe trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore, raporton tvklan.
/TV Malisheva