Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 20-të, ku vëmendja kryesore dë të jetë te derbi i zjarrtë ndërmjet Llapit dhe Dritës.

Ky ballafaqim zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00.

Llapi që ka marrë një trajektore të madhe në rezultatet pozitive po kërkon që me një fitore eventuale ndaj skuadrës gjilanase të futet seriozisht në luftë për titull.

Skuadra e Batatinës ka pesë pikë më pak se rivali i sotëm Drita e cila po ashtu është lidere e tabelës me 37 pikë.

Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Malishevës që po ashtu fillon nga ora 13:00.

/TV Malisheva

Share.